Arrijnë edhe 11,700 vaksina Pfizer në Shqipëri

Kanë arritur edhe 11,700 vaksina Pfizer në Shqipëri.
Kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama, teksa shtoi që deri më tani numri total i vaksinave të mbërritura ka shkuar në mbi 911 mijë, shkruan Indeksonline.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit”.