75 Mall Live Search
08:17 / E Martë, 08 Qershor 2021 / Blerim

NBA/ Durant shkëlqen në fitoren e Brooklyn

Kevin Durant ka bërë një paraqitje fantastike në fitoren e Brooklyn Nets 125 me 86 kundër Milwaukee Bucks.

Basketbollisti amerikan në këtë ndeshje shënoi 32 pikë, bëri 4 kërcime dhe 6 asisitme, shkruan IndeksOnline

Një ndeshje të mirë zhvilloi edhe Irving, me 22 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime.

Me fitore, Brooklyn shkon në serinë 2 me 0 kundër Bucks.

Fitore në playoff shënoi edhe skuadra e Phoenix Suns kundër Denver Nuggets me rezultat 122-105.

Më i miri në fushë në këtë ndeshje ishte Bridges – me 23 pikë, 5 kërcime dhe 5 asisitme./IndeksOnline/