75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 08 Qershor 2021 / Blerim

Mediat në Angli/ Një largim i papritur do të ndodhë nga Manchester City

Bernardo Silva pritet që të largohet nga kampioni i Premierligës, Manchester City gjatë afatit veror.

‘Times Sport’ raporton sot se anësori do të largohet nga ‘Etihad Stadium’ gjatë kësaj vere, shkruan IndeksOnline

Silva ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, por ai nuk është i lumtur me klubin nga Anglia.

26-vjeçari gjatë sezonit të kaluar bëri 26 paraqitje, shënoi 2 gola dhe bëri 6 asistime.

Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 70 milionë euro.

Skuadra e fundit që shprehu interesim për lojtarin është ekipi katalunas, FC Barcelona./IndeksOnline/