75 Mall Live Search
11:46 / E Martë, 08 Qershor 2021 / Blerim

Hamsik provon edhe Superligën turke, zyrtarizohet te klubi që ka probleme financiare

Marek Hamsik (sllovaku) pritet që sezonin e ri 2021/22 ta kaloj në Superligën e Turqisë.

Hamsik ka firmosur kontratë dy-vjeçare me ekipin e Trabzonsporit, shkruan IndeksOnline

Skuadra turke ka probleme financiare, por arriti ta transferoj ish-lojtarin e Napolit.

33-vjeçari së fundmi ishte pjesë e IFK Goteborg. Ai kaloi dy vite edhe në futbollin kinez, te klubi i DL Pro.

Trabzonspor sezonin e kaluar u radhit në pozitën e 4-të me 71 pikë./IndeksOnline/