75 Mall Live Search
15:21 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

Rama në Budapest takon homologun e tij hungarez, Orban, flasin për bashkëpunim në shumë fusha

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron për një vizitë zyrtare në Hungari, aty edhe ku ka nisur takimin me kryeministrin e këtij shteti Viktor Orban.

Ai ka thënë se kanë diskutuar në lidhje me  bashkëpunimin në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në proceset integruese të Shqipërisë drejtë BE-së.

“Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, ka shkruar Rama në Facebook.