Gueterres shumë afër mandatit të dytë si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbështeti Sekretarin e Përgjithshëm, Antonio Guterres, të martën për një mandat të dytë, duke rekomanduar që Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë ta emërojë atë për pesë vjet të tjera nga 1 Janari 2022.
Ambasadori i Estonisë, në Këshill të Sigurimit, Sven Jurgenson, president i këshillit për qershor, tha se Asambleja e Përgjithshme kishte të ngjarë të mblidhej për të caktuar emërimin më 18 qershor, raporton Reuters.
“Unë jam shumë mirënjohës anëtarëve të këshillit për besimin që më kanë dhënë,” tha Guterres në një deklaratë.
“Do të isha thellësisht i përulur nëse Asambleja e Përgjithshme do të më besonte përgjegjësitë e një mandati të dytë”.
Guterres pasoi Ban Ki-moon në janar 2017, vetëm disa javë para se ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të merrte detyrën.
Pjesa më e madhe e mandatit të parë të Guterres ishte përqendruar në qetësimin e Trump, i cili vuri në dyshim vlerën e Kombeve të Bashkuara dhe multilateralizmin e saj.