Daku kthehet te Osijeku në Kroaci

Mirlind Daku do të rikthehet në Kroaci që të vazhdojë karrierën te Osijeku.
Menaxheri i sulmuesit kosovar, Shkumbin Qormemeti ka bërë të ditur që Daku ka oferta nga disa ekipe në Evropë por projekti i Osijekit është joshës.
Trajneri Nenad Bjelica insiston ta mbajë djaloshin nga Gjilani në klub, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se Osijeku sivjet do të luaj në kualifikime të Ligës së Evropës, pasi edicionin e kaluar e mbylli si nënkampion.
/Indeksonline/