Haziri për urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden: Lexojeni drejtë

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar Urdhrin e ri Ekzekutiv të presidentit të SHBA’së, Joe Biden.
Haziri shkruan se bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden.
Numri dy i LDK-së ka kërkuar që të lexohet drejtë ky urdhër.
“Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu”, ka shkruar Haziri, transmeton “Indeksonline”.
Postimi i plotë i Hazirit:
Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu!