75 Mall Live Search
23:29 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / Blerim

Mourinho: Gjatë karrierës kam fituar 24 tituj dhe një gjysmë

Jose Mourinho ka bërë një deklaratë të stilit të tij në ‘The Sun’.

Tekniku portugez thotë se gjatë karrierës së tij ka fituar 24 tituj dhe një gjysmë, shkruan IndeksOnline

“Gjatë karrierës sime kam fituar shumë tituj, diku rreth 24 dhe një gjysmë. Ajo gjysma është në finalen me Tottenham Hotspur – në të cilën nuk isha pjesë”, ka thënë Jose

Ish-trajneri i shumë skuadrave europiane, finalen e Carabao Cup e cilëson si gjysmë triumfi, pasi vetëm pak ditë para ndeshjes me Manchester Cityn, ai u shkarkua nga detyra.

Kujtojmë që në atë takim të luajtur në ‘Wembley’ kishte fituar skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City/IndeksOnline/