75 Mall Live Search
23:49 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / Blerim

Djokoviç në gjysmëfinale të French Open, po e pret ‘specialisti’ Nadal

Novak Djokoviç ka shënuar fitore në çerekfinale të French Open me rezultat 3-1 në sete kundër italianit, Matteo Berrettini.

Djokoviç ishte tejet në formë dhe me lehtësi arriti ta mposhte (6-3, 6-2, 6-7 dhe 7-5) tenistin numër 9-të në botë, shkruan IndeksOnline

Në raundin tjetër (gjysmëfinale), Novak Djokoviç do të luaj kundër njeriut që ka më së shumti tituj të Roland-Garros, Rafael Nadal (13) – më 11 qershor.

Pikërisht kjo dyshe luajti në finalen e vitit 2020, ku spanjolli doli fitues me rezultat 3-0 në sete./IndeksOnline/