75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Molliqaj për takimin Kurti-Vuçiq: Paketimi i ri i asociacionit të komunave serbe

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq që pritet të mbahet me 15 qershor.

Sipas Molliqajt në këtë takim do të bëhet paketimi ri i asociacionit të komunave serbe, transmeton Indeksonline.

Ai beson vetëm është duke ndryshuar gjuha pasi marrëveshja me Serbinë nuk pritet të ndryshoj.

Postimi i plotë i Dardan Molliqajt:

PA ASNJË PIKË TË RENDIT TË DITËS, sot sapo u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së takimi Kurti – Vuçiq që mbahet me 15 qershor.

Ndër kritikat që bëhej ndaj delegacioneve të kaluara në negociata me Serbinë ishte se shkonin në takim pa laps e pa letër, duke aluduar se janë pa plan dhe pjesë e planit të huaj. Përderisa do të duhej të ishte i pamundur një takim pa parime, ajo çka duket tinëzsht është fakti se dialogu tashmë është i orientuar.

Paketimi i ri i asociacionit që përjetëson mosmarrëveshjen me Serbinë është rendi i ditës në takimin e parë, por që nuk ka si titullohet, meqe është proces i ndërrimeve terminologjike.Gjuha e re që do të përdoret në marrëveshjen e vjetër për asociacionin e ka vetëm një funksion: amortizimin e rezistencës.

Por siç është e pamundur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë brenda projektit të AKS-së, po aq e pamundur është të heshtet kundërshtimi në rast se tentohet të mbivendoset një kornizë e tillë.