Labi bën pak pauzë në rrjetet sociale, rikthehet në ditën e ‘artë’

Këngëtari kosovar Labinot Tahiri ka vendosur që të largohet për disa ditë nga rrjetet sociale.
Përmes një publikimi në Instastory ai tregoi se ka vendosur të pauzoj me postime deri mbas datës 15 qershor, shkruan Indeksonline.

Ai tha se do të rikthehet pas publikimit të këngës tjetër në bashkëpunim me Burakun, të titulluar “Për xhanin shumë kam pi”.
Postimi i plotë i këngëtarit :
“A jeni mirë publik i dashur? Uroj të jeni shëndoshë e mirë. Ju falënderoj që vazhdoni ta dëgjoni këngën ‘Hajde thuaje’.
Do të pauzoj me postime deri mbas datës 15 qershor, e ku shpresojë se do fillojnë mbrëmjet ligjërisht sepse nuk kam pranuar dhe nuk kam bërë mbrëmje pa u vendos zyrtarisht e pastaj shihemi me emrin e Zotit.
Me Instagram do të pauzojë derisa ta postojmë klipin e radhës me Burakun një këngë tepër të fuqishme e titulluar ‘Për xhanin shumë kam pi’.
Ju shkoftë dita e mbarë, java e muaji.
Me ju Labi”./Indeksonline/
