75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Edona e hiteve, e shumëkërkuar edhe këtë vit

Edona Llalloshi njihet si një nga këngëtaret që ka mbajtur origjinalitetin dhe kualitetin ndër vite në estradën shqiptare.

Këngëtarja llapjane ka arritur që të mbajë stabilitetin për të tretën dekade me radhë duke qenë mjaft e pëlqyer në stilin e saj muzikor.

Se Edona di t’i këndojë të gjitha zhanret, tregon fakti se ka shumë vite që është një nga këngëtaret më të kërkuar edhe për dasma.

Të tillë e ka Edona edhe këtë sezon. Krahas sezonës verore, Edona Llalloshi ka arritur që të ketë disa projekte të suksesshme në zhanrin e saj.

Bazuar në profilet e saj në rrjete sociale, Edona shihet se është edhe një familjare tejet e përkushtuar./Indeksonline/