75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Jahjaga nga Kaçaniku historik: Sot kujtuam një kthesë të rëndësishme historike- Ditën e Çlirimit të Kosovës!

Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka qëndruar për një vizitë në qytetin e Kaçanikut, për të shënuar e kujtuar kthesën e rëndësishme historike, Ditën e Çlirimit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ajo duke marrë pjesë në ngjarjen “Ditët e Shpresës”, ka thënë se kanë kujtuar vuajtjet por dhe gëzimin që solli çlirimi i vendit pas ndërhyrjes humanitare të Aleancës Veri-Atlantike në vitin 1999.

Postimi i plotë i saj:

Në Kaçanikun historik sot kujtuam një kthesë të rëndësishme historike- Ditën e Çlirimit të Kosovës!

Në eventin “Ditët e Shpresës” kujtuam vuajtjet por edhe gëzimin që na e solli çlirimi i vendit tonë pas ndërhyrjes humanitare të Aleancës Veri-Atlantike më 1999!

Në praninë e Komandatit amerikan, Derek Adams, dhe ekipit të tij nga Kampi Bondsteel, shpreha mirënjohjen e thellë ndaj partnerëve tanë strategjikë në NATO!

U jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë,  të cilët 22 vite më parë, rikthyen shpresën dhe sollën paqen në vendin tonë.

Poashtu kujtuam rolin krucial që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur në çlirimin e Kosovës dhe shpreha mirënjohjen time për investimin e vazhdueshëm të tyre në paqe-bërjen, garantimin e sigurisë dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës!