150 euro gjobë dhe tre muaj s’ka patentë shofer për personin që tejkaloi në vijë të plotë!

150 euro gjobë dhe hiç më pak 3 muaj nuk do të ketë të drejtë të drejtojë makina personi i cili sot gjatë ditës tejkaloi në vijen e plotë përgjatë magjistrales Prishtinë- Podujevë. E reagimi i zyrtarëve policer Kosovar për këtë rast ka qenë i jashtëzakonshëm. Këta të fundit për më pak se një orë kanë arritur që ta gjejnë ngasësin e veturës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë së Kosovës, pas publikimit të lajmit nga IndeksOnline, duke identifikuar shoferin i cili ngiste po të njëjtën makinë duke e gjobitur.

IndeksOnline në vazhdimësi raporton rastet, kur qytetarët tregohet të pakujdesshëm në komunikacion, duke mos respektuar rregullat e vendosura nga institucionet relevante.