75 Mall Live Search
08:48 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

S’ndalen kosovarët, shoferi i Golf-it tejkalon me shpejtësi në vijë të plotë dhe pa drita!

Ndonëse dje gjatë ditës u shqiptuan dy tiketa për shoferët që kryejtën kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë, kosovarët duket se s’po mbushen mend.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se shoferi i Golf-it tejkalon në vijë të plotë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht pranë fshatit Banullë.

Përveç kësaj, shoferi thyen rregullat e komunikacionit duke tejkaluar edhe shpejtësinë e lejuar.

Gjithashtu, vetura s’i kishte në rregull gjendjen teknike, ku dritat ishin jofunksionale./IndeksOnline/

VIDEO KËTU