DASH mbështet integrimin e Shqipërisë: Hapja e negociatave të kryhet pa vonesa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në “Twitter”, zëdhënësi i DASH, Ned Price shkruan se hapja e negociatave nuk duhet të vonojë për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve.”