75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Edita Tahiri: Liturgjia në kishën e Millosheviqit, dështim i shtetit të Kosovës, Serbia bëri provokim në prag të dialogut

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka quajtur liturgjinë e djeshme në Prishtinë, si provokim të Serbisë në prag të dialogut me palën kosovare.

Tahiri ka thënë se ka munguar reagimi i fort shtetëtor nga Kosova, që do e pengonte një provokim të tillë.

“Liturgjia ilegale ne kishen okupatore te Milosheviqit dje ne mes te Prishtines. Ndersa mungoi nje reagim i fort shteteror, qe do te pengonte nje ngjarje te tille provokuese. Serbia beri kete provokim ne prag te rinisjes se dialogut, me qellim qe te forcoj poziten e saj negociatore” shkruan Tahiri në reagim./Indeksonline/