75 Mall Live Search
13:29 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Haradinaj: Pse nuk ke kurajo ta kërkosh Amerikën në dialog Kryeministër, edhe prej kujt po fshiheni?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në Kuvendin e Kosovës për çështjen e dialogut.

Ai e quajti momentin e raportimit të kryeministrit si shumë të rëndësishëm për Kosovën derisa vuri në pikëpyetje kredibilitetin e kryeministrit Kurti.

“Pse kryeministri ynë po ikë e po i fshehet Amerikës? Është e habitshme kur ish kryeministri i lajmëron marrëveshjet e mëhershme dhe thotë se krejt çka ka mbetë është njohja reciproke. Pse kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet presidentit të Amerikës – me i kërku një të ngarkuar special, një emisar special, për njohjen reciproke?” – pyeti Haradinaj.

Haradinaj deklaroi se Joe Biden është i lidhur me çështjen shqiptare dhe është e pakuptimshme t’i kërkohet ndihma.

“Pse nuk po guxojmë t’i kërkojmë Amerikës rolin e vet që i takon në këtë çështje duke e ditë se çështjet e mëdhaja nuk kryhen pa Amerikën? Duhet të mendojmë të gjithë pse nuk po i shkruajmë për çështjen e statusit final? Nëse ne frikësohemi prej këtij presidenti të amerikës, si do të presim prej një presidenti të ardhshëm. Nuk besoj që një shqiptar ka arsye me u frikësu prej presidentit Biden. Pse? Pse? Pse? Ka diçka që jep pikëpyetje” – vazhdoi ai.