Veprim i rrezikshëm/ Autobusët zbresin udhëtarët në mes të rrugës në hyrje të Prishtinës

Nuk është hera e parë që IndeksOnline raporton se si në hyrje të Prishtinës, kompani të ndryshme lokale të autobusëve ndalojnë dhe zbresin udhëtarët në mes të rrugës, duke shkaktuar kështu kolona e tollovi në komunikacion.

E në rastet që do të paraqesim tani, shihet se si zbresin udhëtarët dhe konduktori kryen pagesën jashtë autobusit.

Ndërsa ky nuk është rasti i vetëm, meqë të tillë kanë ndodhur brenda pak minutash edhe me 2 autobusë të tjerë, duke e shndërruar kështu në zakon ndaljen e tyre në vende të palejuara dhe aty ku pengojnë qarkullimin e veturave e automjeteve të tjera.

Ky veprim i tyre vije pas kolonave të gjata tek Rrethi i Flamurit, duke shfrytëzuar tunelin./IndeksOnline/
