75 Mall Live Search
19:38 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Macja që bën parashikime zgjedh Italinë fituese sonte kundër Turqisë

Kanë mbetur pak më shumë se një orë nga fillimi ndeshjes hapëse të EURO 2020 mes Italisë dhe Turqisë.

Sikurse në çdo kompeticion të kombëtareve, edhe kësaj radhe do të jetë një kafshë që bën parashikime të ndeshjeve, transmeton Indeksonline.

Këtë herë macja “Achille” do të jetë ajo që do t’i parashikojë fituesit e takimeve në Euro 2020.

“Achille” për fitues sonte zgjodhi kombëtaren e Italisë. Dy pjata me ushqime për maca u vendosën para saj, ajo zgjodhi pjatën me flamurin italian./Indeksonline/