75 Mall Live Search
20:16 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Nga BE japin detaje për takimin e Kurtit me Vuçiqin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.

Përmes një komunikatë për media nga BE-ja kanë bërë të ditur se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të deklarohet për media nga ora 08:20, ndërsa në fund të takimit do të deklarohet edhe përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Të martën, më 15 qershor, një takim i nivelit të lartë i dialogut Beograd-Prishtinë do të zhvillohet në Bruksel. Ai do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i cili përkrahet në këtë nga Përfaqësuesi Special, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të marrin pjesë. Do të lëshohet një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit më 08:20 dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00)”, thuhet në komunikatë.

Bëjmë të ditur se ky do të jetë takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.