Kaq keq edhe po të mundohesh nuk mund ta parkosh, “Bossi” i Rrugës B e parkon veturën aty ku qytetarët kalojnë rrugën

Çdo ditë ka fotografi e video ku shihen se si disa vozitës e parkojnë veturën vend e pavend.
Por, më keq se një rast tek “Rruga B” nuk mund të ketë. Në disa fotografi që ka siguruar Indeksonline, shihet një BMË e parkuar si mos më keq.

Një qytetar ka parkuar veturën e tij në vendin ku supozohet që qytetarët të kalojnë rrugën.
Vetura duket se ka qëndruar aty për shumë kohë./Indeksonline/
