Austria fiton pas 31 vitesh në një kompeticion madhor

Austria ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kampionatit Europian.
Me katër shqiptar në formacionin startues, fqinjët tanë nuk ia dolën të marrin një rezultat pozitiv, shkruan Indeksonline.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Lainer në minutën e 18-t të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Pandev në minutën e 28-të.
Austria fitoren e siguroi në pjesën e dytë me dy gola.
Fillimisht realizoi Gregoritsch në minutën e 78-të e më pas shënoi edhe Arnautovic dy minuta para fundit të ndeshjes.
Austria me këtë fitore është në vendin e parë me 3 pikë derisa nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja Holandë – Ukrainë. /IndeksOnline/