75 Mall Live Search
21:18 / E Diele, 13 Qershor 2021 / A. A

Shabani pas largimit nga Drita: Nuk kam qenë i kënaqur me veten

Bujar Shabani u largua nga Drita pas 4 vitesh.

Mesfushori fitoi titullin e kampionit në vitin 2020 me gjilanasit, derisa luajti edhe në garat evropiane.

Ai tregon pse vendosi të largohej nga Drita.

“Nuk kam qenë i kënaqur me paraqitjen time. Mendoj që mundem me bo edhe ma shumë tash tek ndonjë klub tjetër. Nuk ka asgjë konkretë për momentin dhe jam i hapur edhe për oferta nga jashtë normalisht” deklaroi Shabani për Indeksonline.

30 vjeçari në vitin 2015 ishte transferuar te Skënderbeu në Shqipëri por qëndroi vetëm një gjysmë sezon.

/Indeksonline/