75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Me ‘sabah’ nisin shkeljet në komunikacion

Sikurse ditëve të kaluara IndeksOnline do të vazhdojë të raportojë për shkeljet në komunikacion me qëllimin e vetëm që të shtohet siguria dhe të vetëdijesohen qytetarët për të ruajtur vetën por edhe të tjerët gjatë vozitjes.

Ndërsa mëngjesin e sotëm qytetarët sërish kanë vazhduar bashkëpunimin me IndeksOnline duke dërguar pamje të ndryshme ku pjesëmarrësit në trafik bëjnë shkelje të rregullave gjatë vozitjes.

Kështu ka ndodhur në rrugën Orllan-Komoran, ku një qytetarë në një kthesë bën tejkalimin e rrezikshëm, derisa rrezikon të bën ndjeshme me një veturë.

Njësoj ka ndodhur edhe në  magjistralen Shtime-Lipjan, ku një veturë bën tejkalim në vijë të plotë duke tejkaluar një betoniere.

IndeksOnline ju sjell pamje: