Prishtina ndihmon Preshevën me 50 mijë euro

Kuvendi komunal i Prishtinës ka vendosur që ta ndihmoj Preshevën me 50 mijë euro për vërshimet.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo ka falënderuar nga zemra për këtë solidarizim të asambleistëve të komunës së Prishtinës.
“Sapo u njoftova zyrtarisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndihmë financiare prej 50.000 Euro për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Rahovicë, Raincë etj”, ka shkruar ajo transmeton “Indeksonline”.
Postimi i plotë:
PRISHTINA NDIHMON PRESHEVËN ME 50.000€ PËR VËRSHIMET
Sapo u njoftova zyrtarisht se Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një ndihmë financiare prej 50.000 Euro për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në Rahovicë, Raincë etj.
Faleminderit Asambleistëve nga ❤ për solidarizimin.
Mirënjohje ? Shpend A. Ahmeti nga Presheva ❤