Vendoset që më 17 tetor të mbahen zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.
Kështu ka njoftuar shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një postimi në Twitter, shkruan Indeksonline.
“Presidentja @VjosaOsmaniPRKS ka vendosur sot që zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor“, tha ai.
Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.
Presidentja @VjosaOsmaniPRKS ka vendosur sot që zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 15, 2021
President @VjosaOsmaniPRKS decided today that local elections will be held on October 17th.#Kosova #Kosovo pic.twitter.com/MCsAC6BhVT