75 Mall Live Search
15:15 / E Martë, 15 Qershor 2021 / k.v

Dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës

Dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës ka filluar dje, duke u nisur nga lagjet Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat.

“Për gjashtë mbrëmje me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës. Komuna e Prishtinës është duke monitoruar tërë procesin, dhe falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e deritanimë”, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sot, dezinsektimi do të vazhdojë nga ora 19:30 në lagjet Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari”.

Plani për dezinsektim, për ditët në vijim, është publikuar tashmë në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.