75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 15 Qershor 2021 / OSH

Statovci: ICK synon të krijojë prosperitet në biznes dhe në vende të reja pune përmes inovacionit

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci, sot ka kryesuar delegacionin nga Komisioni për Ekonomi në vizitë në Innovation Centre Kosovo (ICK).

Ajo tha ICK synon të krijojë prosperitet në biznes dhe në vende të reja pune përmes inovacionit, mbështetjes së ndërmarrësve të rinj, “start-up”-ve dhe bizneseve ekzistuese, me fokus në teknologjinë informatike dhe komunikatave. 

“Sot kam kryesuar delegacionin nga Komisioni për Ekonomi në vizitë në Innovation Centre Kosovo (ICK). Duke qenë në dijeni rreth rëndësisë e ndërmarrësisë, dhe stimulimit të energjive të reja në treg për mundësi më shumë, u njoftuam rreth përpjekjeve të deritanishme nga ana e qendres.

ICK synon të krijojë prosperitet në biznes dhe në vende të reja pune përmes inovacionit, mbështetjes së ndërmarrësve të rinj, “start-up”-ve dhe bizneseve ekzistuese, me fokus në teknologjinë informatike dhe komunikatave.  Deputetet shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar për të gjetur mekanizmat sa më të përshtatshëm të mbështes inovacionin dhe ndërmarrësinë”, tha ajo./IndeksOnline/