Shaqiri flet për largimin e mundshëm nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.
Mediumet në Angli raportojnë se mesfushori shqiptar është duke shqyrtuar disa oferta që kanë ardhur në adresë të tij.
Shaqiri, në një intervistë për ‘Mirror’ nuk ka dhënë shumë detaje rreth të ardhmes por la të nënkuptohet se mund t’i jap fund karrierës në ‘Anfield’.
“Pas përfundimit të Euro2020 sigurisht që do të flas me menaxherin. Do ta shohim situatën dhe pastaj të vendosim si të procedojmë” deklaroi Shaqiri.
Liverpooli e kishte transferuar 29 vjeçarin në vitin 2018 nga Stoke City për 14.7 milionë euro.
/Indeksonline/