75 Mall Live Search
14:31 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / k.v

KEDS me projekte të shumta investive në rrjetin elektrik të Klinës

Në Klinë, ekipet e KEDS nga njësia e mirëmbajtjes së rrjetit po implementojnë projekte të shumta investive në rrjet.

Atje ekipet tona po realizojnë rikonstruimin e rrjetit të tensionit të ultë, rrjetit të tensionit të mesëm dhe vendosjen e trafove të shumta të cilat do të mundësojnë furnizim kualitativ për konsumatorët e Klinës.

Njëkohësist, qindra shtylla të vjetërsuara të drurit po zëvendësohen me shtylla të betoni, duke rritur kështu sigurinë në komunitet.

KEDS edhe në të kaluarën ka investuar në rrjetin elektrik të Klinës. Vitin e kaluar kompania ka investuar mbi 170 mijë euro në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët nga të cilat kanë përfituar qindra konsumatorë.

Këto investime tregojnë përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë sa më afër konsumatorit.