75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / AR

Bëhuni gati, Albani paralajmëron këngën ‘Parajsa ime 2’

Këngëtari shqiptar Alban Skenderaj vitin e kaluar ka publikuar këngën ‘Parajsa’ në bashkëpunim me Elgit Doda.

Kjo këngë u mirëprit nga publiku, ku ka marrë miliona klikime në ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

Këngëtari publikoi një imazh duke treguar se ka gati projektin e ri, të cilën fansat po e presin me padurim.

‘A jeni gati per “Parajsa ime 2’, shkroi ai duke treguar se kënga do të jetë vazhdim i këngës ‘Parajsa’./Indeksonline/