75 Mall Live Search
07:58 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / Blerim

EURO20/ Me tri super ndeshje sot!

Sot zhvillohen tri ndeshje në Kampionatin Europian EURO20, dita e shtatë.

Nga ora 15:00, nis takimi mes Kombëtares së Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan IndeksOnline

Maqedonia kërkon pikët e para historike, kurse Ukraina pas humbjes ndaj Holandës kërkon një trepikësh që do e fuste në garë për t’i kaluar grupet.

Nga ora 18:00, zhvillohet ndeshja mes Danimarkës dhe Belgjikës, e vlefshme për Grupin B.

Kurse në ora 21:00, takimi i mbrëmjes mes Holandës dhe Austrisë. Këto dy të fundit kanë nga tre pikë në Grupin C./IndeksOnline./