75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

“Lule-Lule”, këndohet nga Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj i huaj

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld janë duke shijuar momente të lumtura pranë njëri-tjetrit. Kjo po shihet nga pamjet e shumta që ata po ndajnë për ndjekësit e saj në instagram.

Së fundmi, aktorja dhe futbollisti janë incizuar duke kënduar së bashku këngën “Lule lule” të Dafina Zeqirit dhe Lumi B. videon duke kënduar me të dashurën Keith e ka publikuar në instagram, ku numëron mbi 6 mijë ndjekës.

E videon e njëjtë e ka ndarë në storie edhe aktorja e njohur.

Matoshi e ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld në tetor të vitit 2020.