Kalon propozimi i Tinka Kurtit/ Viktimat e dhunës seksuale tani përfshihen edhe në Komision

Me 83 vota për, asnjë kundër, ka kaluar propozimi i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti për njohjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës si kategori përbrenda Komisionit për Drejtat e njeriut.
Ajo ka thënë se prej tash është Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe peticione.
“Çdo njohje e dhimbjes së tyre është kontribut ndaj kësaj kategorie”, ka thënë deputetja Tinka Kurti./IndeksOnline/