75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / AR

Beqa: Haxhiu i bën nder drejtësisë nëse e tërheq propozimin për Komisionin e Jurisprudencës

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet t’i tërheqë emrat e propozuar për të qenë anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

“Ministrja e Drejtësisë tha që kam zgjedhur njerëz që nuk iu shërbejnë juve. Edhe ne po e kërkojmë të njëjtën gjë – me zgjedh njerëz kredibilë, sepse është komision me rëndësi të veçantë dhe kredibil që i shërben drejtësisë. Mua më kujtohet kur kemi qenë në Komisionin për Legjislacion kur Albulena Haxhiu ka qenë kryetare shumë i ka dhënë zjarr sidomos kur kishim persona që kishin nga dy-tre funksione, thoshte se nuk janë kredibilë dhe nuk mund t’i dalin zot kësaj pune. Tash po më befason Albulenë, nuk e di a je ti, apo veç t’i kanë dhënë me i lexu emrat. Siç po e shoh veç t’i kanë dhënë emrat”.

“Ministrja e Drejtësisë i bën nder drejtësisë, nëse dëshiron me pasë drejtësi funksionale në Kosovë, me tërheq këtë propozim dhe me sjellë njerëz kredibilë dhe me vlera që të paktën i plotësojnë kriteret elementare ligjore”.