Lokalet e natës “full” në Ferizaj, ku janë policia e inspeksioni (Video)

Çdo kund në vend masat anti-Covid ndonëse janë lehtësuar, ato janë të vlefshme kur bëhet fjalë për ambiente të mbyllura.
Në Ferizaj duket se nuk është fare problem mbajtja e mbrëmjeve muzikore, ose ndoshta policia ka “mbyllur” sytë kur bëhet fjalë për këtë qytet, duke lejuar që pjesëmarrësit në këto kafiteri e lokale përveç në numër të madh të jenë pa asnjë masë mbrojtëse.
Ata në këto pamje shihen ngjitur me njëri tjetrin, sikurse çdo gjë të ishte normale.
Në anën tjetër për situatë të njëjtë nuk mund të flitet për qytetet tjera të Kosovës, ku policia është mjaftë vigjilente, dhe respekton në thuajse në plotni të gjitha masat, që tashmë janë në fuqi më vendim të Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe nga 31 maji, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me
udhëzuesin përkatëse, ku lejohen deri në 50 klientë për 100m2 (5 persona për 10m2).
Pamje: