Ekskluzive: Albion Kurtaj arrin marrëveshje me skuadrën e njohur kosovare

Talenti kosovar, Albion Kurtaj së fundmi u largua nga ekipi i Vitisë.
Pas largimit nga Vitia, shumë skuadra u interesuan për Albion Kurtajn.
Indeksonline mëson se Kurtaj ka arritur marrëveshje me skuadrën e FC Ferizajt.

Sipas burimeve të Indeksonline mësohet se zyrtarizimi i Kurtajt tek “Ujqit” do të bëhet shumë shpejtë.
Ferizaj bën gara në Ligën e Parë dhe synon që të rikthehet në Superligë.
Vlen të theksojmë se gjatë janarit skuadrat si Gjilani dhe Drita ishin të interesuara për shërbimet e talentit kosovar. /Indeksonline/