Rusia e frikësuar, “SHBA-ja po ndihmon ushtrinë e Kosovës”!

Moska zyrtare është brengosur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ndihomojnë Republikës së Kosovës, në ushtrinë e saj.
“Ne jemi të brengosur për njoftimet rreth dërgesave amerikane të armëve dhe pajisjeve ushtarake tek autoritetet në Prishtinë. Duke vepruar kështu, Shtetet e Bashkuara po minojnë haptazi përpjekjet ndërkombëtare që synojnë të sigurojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ka thënë zyrtarja e ministres së jashtme, Marija Zakharova.

Ajo u ka bërë thirrje shteteve tjera që mos të lejojnë hapa që mund të çojnë në destabilizimin e rajonit. /Indeksonline/
