75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 18 Qershor 2021 / Blerim

Lajm i mirë për Spanjën, ylli i ekipit rezulton negativ në testin PCR

Kombëtarja e Spanjës në futboll sot ka marr një lajm të mirë. Sergio Busquets ka rezultuar negativ në testin e fundit PCR.

Mesfushori i Barcelonës është gati dhe pritet që të udhëtoj me ekipin kombëtar për në Sevilla, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Spanjës.

“Ai sot do t’i bashkohet ekipit dhe do të udhëtoj për në Sevilla”, shkruhet në njoftimin e Spanjës.

Nesër, Kombëtarja e Spanjës e zhvillon ndeshjen kundër Polonisë në EURO20 (21:00)./IndeksOnline/