75 Mall Live Search
10:52 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Shefja e NDI-së i shkon në takim zëvëndëskryeministres

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për çështje të pakicave dhe për të drejta e njeriut, Emiliju Redžepi, ka pritur në takim përfaqësuesit e NDI-së (National Demokratic Institute) në Kosovë, Shefja Nancy Soderberg me ekipin e saj.

Takimi ka rrjedh në bisedë të hapur ku janë cekur çështje të shumta të respektimit të të drejtat e komuniteteve jo shumicë, situatat e sigurisë dhe integrimi i komuniteteve, mandej për legjislacionin ekzistues dhe zbatimin e tij në praktikë, dhe gjithashtu për numrin konstant jo të mjaftueshëm të grave kandidate për pozitat e kryetarit të komunave edhe në këto zgjedhje lokale, dhe shumë çështje tjera të numërta duke përfshi aty edhe përafërsisht 100 ditët në Qeveri të zëvendës kryeministres Redžepi.

Zëvendësja e kryeministrit përzemërsisht u falënderua për bashkëpunimin e sinqertë shumëvjeçar me stafin e NDI-së (Nacionalnog Demokratskog Instituta) dhe theksoi se në të ardhmen do të punoj me sukses në shumë projekte, a veçanërisht ka cekur se do të merret me Ligjin e përfaqësimit të komunitetit jo shumicë në institucionet publike, çka është një nga prioritet e rëndësishme të kabinetit të saj dhe praktikisht e të gjitha komuniteteve jo shumicë në Kosovë.