75 Mall Live Search
11:28 / E Premte, 18 Qershor 2021 / Blerim

UEFA ‘kërcënon’ Londrën, mund ta zhvendos finalen e EURO20 në Hungari?

Finalja e madhe e Kampionatit Europian EURO20 mund të zhvillohet në Hungari dhe jo në ‘Wembley’ siç është planifikuar.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka ‘kërcënuar’ Mbretërinë e Bashkuar për zhvendosjen e finales nga ‘Wembley’ në ‘Puskas Arena’ – Budapest, shkruan IndeksOnline

Krejt kjo për shkak të situatës pandemike në Angli. Në rast se ata nuk heqin karantinën për 2500 persona VIP, atëherë UEFA detyrohet që finalen ta zhvendos në Hungari, atje ku janë të lejuar prania e tifozëve me numër të plotë (100%).

Për futbollin dhe për adhuruesit e saj, kjo zhvendosje mund të jetë edhe e përshtatshme për shkak të atmosferës. E kemi parë se si shkoi ndeshja mes Hungarisë dhe Portugalisë, ku të pranishëm ishin rreth 60 mijë tifozë.

Hungary vs Portugal: Why are there so many fans at the Euro 2020 fixture at Puskas  Arena in Budapest? – The Athletic

Por, mbetët të shihet se çfarë vendimi pritet të marrë UEFA gjatë këtyre ditëve.

Kujtojmë që sot në ‘Wembley’, Kombëtarja e Anglisë luan derbin britanik, kundër Skocisë nga ora 21:00./IndeksOnline/