75 Mall Live Search
15:29 / E Premte, 18 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Hyseni rikthehet në FC Ferizaj

Futbollisti Ergon Hyseni është transferimi më i ri i FC Ferizajit.

Hyseni është rikthyer në klubin ferizajas nga klubi i KF Arbërisë, shkruan IndeksOnline

Mbrojtësi është prezantuar sot në ambientet e klubit të Ferizaj, në prani të kryetarit.

“Skuadra jonë ka vazhduar me përforcimet e rradhës, sot kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Ferizajas, Ergon Hyseni që eshte transferuar nga KF Arbëria.”, shkruhet në postimin e klubit

/IndeksOnline/