KQZ mban mbledhje sot, pritet të dënohet Nisma Socialdemokrate
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhje nga ora 11:00.
Një nga pikat e rendit të ditës është miratimi i rekomandimit për shqiptimin e gjobës për partinë subjektin, Nisma Socialdemokrate, transmeton Indeksonline.
Po ashtu pritet që anëtarëve të KQZ-së dhe SKQZ-së të iu zgjatet orari i punës për zgjedhjet lokale.
Të gjitha pikat e rendit të ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
2. Aktivitetet e ZRPPC së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021.
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptim të gjobës për partinë politike Nisma Socialdemokrate.
3 . Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për zgjatjen e orarit të punës për anëtarët e KQZ-së dhe stafin e SKQZ-së për zgjedhjet lokale 2021;
4. Plotësimi dhe ndryshimi i përbërjes së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë;
5. Të ndryshme;