Zyrtare: Blendi Idrizi nënshkruan kontratë 2 vjeçare me Schalke 04

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi ka nënshkruar kontratë të re me klubin gjerman, Schalke 04.
Ekipi gjerman ka njoftuar që Idrizi ka nënshkruar kontratë profesionale dy vjeçare, transmeton Indeksonline.
Idrizi në muajin qershor debutoi me kombëtaren e Kosovës kundër San Marinos./Indeksonline/