75 Mall Live Search
19:53 / E Hënë, 21 Qershor 2021 / OSH

Holanda e përcjell Maqedoninë e Veriut nga Evropiani me disfatë, Austria siguron kualifikimin kundër Ukrainës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Kampionatit Evropian që fillua nnga ora 18:00.

Holanda arriti ta mposhtë me rezultat të thellë 0:3 Maqedoninë e Veriut, transmeton Indeksonline.

Golat për Holandën i shënuan: Memphis Depay dhe dy gola nga ËIjnaldum. Kjo ishte ndeshja e fundit në këtë Evropian për Maqedoninë e Veriut që është eliminuar. Holanda kalon grupin si vend i parë.

Në ndeshjen tjetër mes Ukrainës dhe Austrisë, fitues dolën këta të fundit me rezultat 0:1.

Golin për austriakët e shënoi Baumgartner. Austria kualifikohet nga grupi si e dyta. Ukraina duhet të shpresoj se do të siguroj një biletë për fazën tjetër nga pozita e tretë./Indeksonline/