Justin Bieber dhe gruaja e tij takohen me presidentin francez

Justin dhe gruaja e tij Hailey Bieber janë takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Vizita u zhvillua të hënën në Pallatin Élysée, rezidenca zyrtare e presidentit në Paris, transmeton Indeksonline.
Në atë ditë u shënua edhe Dita e Muzikës në Francë, e krijuar nga viti 1982.
Justin Bieber ka ndarë pamje nga takimi ku prezente ishte edhe gruaja e presidentit, Brigitte Macron.