Shqiptarja e parë nga Kosova që kandidon për Bundestag!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar Dafina Berishën, kosovaren e cila kandidon për zgjedhjet në Bundestagun Gjerman.
Dafina me datë 26 shtator të këtij viti do t’I hyjë garës për Bundetag.
“ Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë me 26 Shtator 2021! Suksese Dafina!”, ky është njoftimi i plotë i ambasadorit.
