Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicë, dy këmbësorë bëhen për spital

IndeksOnline raportoi për një aksident trafiku me lëndime në komunën e Mitrovicës.
Sipas të dhënave, një veturë ka goditur dy persona gjersa ishin në lëvizje në trotuar.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnlinë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
Ai tha se dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e aksidentit, të njëjtit janë dërguar në spital.
“Nga informacionet e para, është raportuar për aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sonte rreth orës 22:00, në rrugën “Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicë, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur dy këmbësor të cilët kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai./IndeksOnline/